Një ditë më parë, zëvendësambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton deklaroi nga Shkodra se në vitin 2017 ka patur shit-blerje votash, por kjo sipas tij, nuk ndikoi në rezultatin final.
Këtë deklaratë e ka dënuar me ashpërsi, deputeti Bardh Spahia, i cili iu bashkua PD-së për të djegë mandatin me qëllim largimin e Ramës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Spahia i bën thirrje diplomatit të mos përpiqet që t’i mbush mendjen popullit shqiptar për një veprim, që në Europën demokratike nuk do të gjente askund përkrahje.
Ai shkon më tej, teksa në një reagim në “Facebook” shprehet se vetë diplomati i OSBE-së duhet të këtë turp për atë që iu komunikoi të rinjve në Shkodër një ditë më parë.
Postimi
“DUHET T’JU VIJE ZOR Z.WILTON!Per hir te Zotit Z. Wilton cfare po thoni! Mos po na thoni qe skandalet jane tre fish me keq ne U.K.? A mund te me thoni ju lutem nje rast te blerjes se votave nga PD? Mos po thoni qe qofte edhe nje vote e pa numeruar, e blere, e marre nen kercenimin e armes, apo kercenimin e pushimit nga puna eshte tre fish me e pranueshme ne vendin tuaj apo gjetke ne Europe?! Z. Wilton, ashtu si shume shqiptare edhe une kam pasur rastin te jetoj, studioj dhe punoj ne Europe, por kurren e kurres skam pare e as degjuar per dhunimin e te drejtes themelore, pra te drejtes per te votuar, ne asnje vend europian.
Z. Wilton duhet te keni turp per shembullin e tmerrshem qe po mundoheni ti mesoni te rinjve tane. Mendoj se taksapaguesit europian do indinjoheshin tej mase po te degjonin komentet e juaja dhe te kuptonin se si shpenzohen parate e tyre per promovimin e demokracise dhe zhvillimit ne vendin tim. Z. Wilton ju lutem mos u mundoni te bindni popullin tim qe te pranoje dicka qe gjetiu ne Europe do ishte e paimagjinueshme. Ne shqiptaret jemi europiane dhe sdo pranojme asnje te drejte me pak se ato qe meritojne dhe per te cilat kane luftuar te gjithe qytetaret europiane.
Wilton, me lejoni t’ju kujtoj se dhjetera mijera bashkekombas te mi shqiptar u vrane, burgosen, torturuan dhe persekutuan per te drejta elementare, sic eshte dhe e drejta per te votuar. Me sakrificen e tyre ne mendje dhe me aspiraten e miliona shqiptareve per te jetuar te lire dhe te barabarte nen flamurin europian, vendosa t’ju drejtohem”, shkruan Spahia.
Diplomati Wilton e bëri këtë deklaratë gjatë një leksioni në hapjen e Akademisë së Lidershipit Rinor në qendrën rinore Arka në Shkodër.