Tashmë të ndarë, Selena Gomez dhe Justin Bieber nuk i lidh vetëm e shkuara, por edhe një diagnozë.
Pasi këngëtarja e famshme kaloi kohë të vështira në depresion, me të njëjtën problem është diagnostikuar edhe ish-i dashuri i saj Bieber.
Burime të shumta konfirmuan lajmin për revistën ‘People’, duke theksuar me këmbëngulje se çështjet e shëndetit mendor nuk ishin të lidhura me martesën e tij me Hailey Baldwin.
Burimet thonë se këngëtari 24-vjeçar duket i lodhur. “Ai po lufton me depresionin, por nuk ka të bëjë me martesën e Hailey Baldwin. Ai është shumë i lumtur që është martuar me atë. Ka diçka tjetër që e mundon dhe po merr ndihmë për ta kaluar këtë problem shëndetësor. Duket i sigurt dhe shumë shpejt do të ndihet më mirë”, thanë burimet për revistën ‘People’.