MENU
klinika

Pasuri e dyshimtë?

Korçë/ KPK merr vendimin për prokuroren e Apelit

19.02.2019 - 10:19

KPK ka njoftuar sot shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë së Apelit në Korçë, Irma Balili.

Balili nuk ka kaluar testin e Vettingut, pasi pak kohë më parë u përball me dyshime për mungesë të burimeve financiare, fshehje të pasurisë dhe shmangie të taksave.

Lidhur me këto dyshime Balili tha se është e shokuar me rezultatet e nxjerra dhe ngriti dyshime se trupi gjykues është i paragjykuar.

Pasuria e Balilit:

-Biznes privat në Korçë, në bashkëpronësi me persona të tjerë. Në lidhje me këtë biznes u ngritën pikëpyetje për vlerë e investimit fillestar.

-Apartamenti i bashkëshortit. Në lidhje me këtë apartament u ngritën dyshime se nuk janë paguar tatimet në disa raste

-Karburanti. Në lidhje me karburantin po kryeht një hetim i thelluar për vlerën e investimit fillestar. Kjo pasi në fillim Balili deklaroi se ka kontribuar 1 mln lekë, nga kursimet e bashkëshortit si emigrant në Greqi. Ndërkohë 3 mln e 500 mijë lekë janë investuar ng ababai dhe vëllai. Edhe motra e subjektit ka kontribuar 1 mln lekë.

Nisur nga këto kontribute në para, KPK ka vlerësuar se Balili dhe bashkëpunëtorët e tjerë nuk justifikojnë me mjete ligjoe të ardhurat e deklaruara.