MENU
klinika

Deklarata

PD sqaron arsyet pse Edi Paloka gjuajti me bojë Kryeministrin Rama

14.02.2019 - 11:24

Partia Demokratike ka sqaruar arsyet pse Edi Paloka gjuajti me bojë Kryeministrin Edi Rama.

Sipas PD-së, qëndrimi i Nënkryetarit të Parlamentit erdhi për shkak të talljes së vazhdueshme që Rama i bëri në seancat e kaluara.

“Edi Paloka e gjuajti me boje Edi Ramën, pasi ky e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit.

Gjuatja me boje është mospranim i bullizmit të ushtruar nga Kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik”, thuhet në reagimin e PD.