MENU
klinika

Basketboll

Përcaktohet finalja e kupës te femrat

01.02.2019 - 15:33

Janë përcaktuar dy finalistet e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra. Finalja do të diskutohet mes Sh.B.Tiranës dhe Flamurtarit, që dolën fituese sot në përfundim të dy takimeve gjysmëfinale, të zhvilluara në sallën sportive “Feti Borova”, në kryeqytet.

Nëse suksesi i ekipit vlonjat ishte i pritshëm, vëmendja më e madhe ishte përqendruar te derbi kryeqytetas i dy ekipeve Tirana. Nesër, më 2 shkurt, do të luhet finalja, ora 16:00 (në Feti Borova).

KUPA E SHQIPERISË – GJYSMËFINALE FEMRA

Sh.K.B.Tirana – Sh.B.Tirana 72-76

Vllaznia – Flamurtari 68-94

Ekipi i Sh.B.Tirana fitoi 76-72 ndaj Sh.K.B.Tirana, një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, pasi të dyja mskuadrat dueluan fort për fitoren. Edhe pse skuadra e Sh.K.B.Tirana i ka fituar dy përballjet në kampionat, në këtë sfidë gjysmëfinale ndodhi e kundërta.

Skuadra e trajneres Mirza Alibegaj arriti të thyejë tabunë, duke korur një fitore të vështirë ndaj kryesueseve të kampionatit.

Nikoaljevic me 22 pikë ishte shënuesja më e mirë për ekipin fitues, duke i bërë të pavlefshme 23 piëkt e Milovanovic për skuadrën e trajnerit Borova.

Për Sh.B.Tiranën mirë u paraqitën edhe Corto (17 pikë), Dukic (16) e Xhanaj (15), duke bërë që kolektiviteti të bëjë diferencën në parket. Përballë ekipit të Sh.B.Tirana do të jetë Flamurtari kampion.

Skuadra vlonjate arriti një fitore të lehtë ndaj Vllaznisë me rezultatin 94-68, ndeshje e dominuar nga basketbollistet e trajnerit Toska.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN