MENU
klinika

Kupa e Mbretit

Përcaktohet rivali i Barcelonës në finale

28.02.2019 - 22:53

Ka përfunduar edhe ndeshja e kthimit e dytë gjysmëfinale e Kupës së Mbretit mes Valencias dhe Betis, teksa ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 2-2.

Valencia ka fituar 1-0 në fushën e vet dhe kështu kalon në finale, ku përballë do të ketë Barcelonën, që një natë më parë mundi 3-0 Real Madridin në “Bernabeu”.

Goli i fitores për Valencian është shënuar nga Rodrigo në minutën e 56-të, që e ka mbrojtur më pas këtë avantazh deri në fundin e ndeshjes.

Ndeshja e cila do të vendosë se kush do ta ngrejë trofeun e Copa del Rey do të luhet më 25 maj në Sevilla, pikërisht në Benito Villamarin, ku natyrisht, Barcelona është favorite. Të shtunën në mbrëmje luhet sërish Real Madrid-Barcelona, kësaj here për kampionat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN