MENU
klinika

Detaje

Përfshihet nga flakët godina e Autoritetit të Dosjeve, arsyeja

01.02.2019 - 14:32

Një defekt në rrjetin elektrik ka bërë që godina e Autoritetit të Dosjeve të përfshihet nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, duke shkaktuar panik tek njerëzit në godinë.

Forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe vunë nën kontroll flakët.

Nuk raportohet për dëme materiale, por godina e Autoritetit të Dosjeve ka mbetur pa energji elektrike.