MENU
klinika

EMRI

Përplasi për vdekje të riun, arrestohet autori në Elbasan

17.02.2019 - 09:57

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit.

Arrestimi i tij erdhi pasi përplasi për vdekje 24-vjeçarin Gertjan Haka.

Uniformat blu bëjnë me dije se 60-vjeçari i arrestuar është Hasan Pitja.

Arrestimi i 60-vjeçarit është bërë dje në banesën e tij.

Haka ishte duke shkuar për në punë, mëngjesin e 13 shkurtit, kur u aksidentua për vdekje nga 60-vjeçari, në aksin Elbasan-Metalurgji dhe më pas u largua nga vendngjarja.