MENU
klinika

Kultura shqiptare

Personalitete të shquara marrin mirënjohje dhe pensione

13.02.2019 - 11:53

Disa nisma serioze institucionale po gëzojnë komunitetin e kulturës, artit dhe sporteve në Shqipëri, personalitete të shquara. Shumë artistë të njohur kanë fituar nga Këshilli i Ministriave të drejtën për pension të posaçëm. 

Për kontribut të çmuar në fushën e artit, për profesionalizmin e tyre të lartë si dhe përkushtimin ndaj përçimit të vlerave shqiptare. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 790, datë 26.12.2018 për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror është ribotuar si vendim.

Sipas këtij vendimi në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993,“Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Edi Rama, Këshilli i Ministrave u jep pension të posaçëm artistëve dhe disa sportistëve, si Eva Pëllumbi, Koço Devole, Arianita Petro Marko, Golik Jaupi, Ali Oseku, Timo Flloko, Petrit Kumi, Roland Avrami (basketbollist), Dhimitraq Ligori, Spiro Shano (basketbollist), Theodhori Driza (volejbollist), Luan Zhegu, Ema Qazimi, Kastriot Mushi (basketbollist).Pensione të posaçme dhe për basketbollistët  e sportistët e tjerë: Roland Avrami, Spiro Shano, Theodhori Driza, Kastriot Mushi, etj

Në vendim përcaktohet se: përcaktohet –“Dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror në masën e katërfishit të pensionit social, por shuma e pensionit që përfiton sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë tetëfishin e pensionit social.” Ky është një stimul dhe një ndihmesë, mirënjohje institucionale për kontributin e këtyre figurave kaq të çmuara për kulturën shqiptare.

Nga ana tjetër Bashkia e Tiranës i akordon artistit të mirënjohur dhe shumë të dashur të humorit Skënder Sallaku ‘’Medalje mirënjohje’’.  Artisti Skënder Sallaku ka titujt “Artist i Merituar”, “Artist i Popullit” dhe “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës”.

Ai ka 5 vite që është ndarë nga jeta. Në këtë mirënjohje Erion Veliaj i kushton një rrugë të kryeqytetit emrin e këtij artisti që fle në zemrat e publikut,  për kontributin dhe energjinë që ai i dha qytetit që e deshi kaq shumë. Në këtë ceremoni morën pjesë të afërm të artistit.

 

 

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit