MENU
klinika

Washington Post

Po gjithë kjo ‘dashuri’ e Trump për Kim Jong-un?

27.02.2019 - 17:02

Kim Jong un për të mbrojtur privatësinë e tij, burgos, torturon dhe vret njerëz pa gjyq. Por Trump e konsideron atë të papërmbajtshëm. “Ai më shkroi letra të bukura… Ne ramë në dashuri”, tha Trump para disa kohësh, dhe gjithashtu e përshkroi Jong Un si “të zgjuar”,”të nderuar”, dhe “një personalitet të madh”.

Një tjetër njeri, “Pauli”, është një kriminel i dënuar, për mashtrime tatimore dhe pastrim parash. Por Trump ra në dashuri me Paulin. “Respekt për një njeri të guximshëm!” tha ai, duke e quajtur atë “njeri të mirë”.

“Michael”, në mënyrë të ngjashme, u deklarua fajtor për evazion fiskal, mashtrim bankar, shkelje të fushatës financiare dhe gënjeshtra në Kongres. Por Trump, i pavetëdijshëm, tha se do të sulmonte ata që do të shkatërronin Michaelin dhe marrëdhëniet me të. “Michael është “një person i shkëlqyer”, një “njeri i mirë” dhe “dikush që gjithmonë e kam pëlqyer dhe e respektoj”.

Foto e marrë nga New York Times

Tjetri, “Roger”, është akuzuar për gënjeshtra në lidhje me email-et e vjedhura. Por Trump  e kishte quajtur atë “besnik” dhe “të mrekullueshëm”.

Së fundmi, është “Jinping”, i cili mban 1 milion njerëz në kampet e përqendrimit dhe diktatura e të cilit vjedh teknologjinë nga vendi i Trump. Por Trump i thotë atij: “Ka kimi të madhe mes nesh”

Për të kuptuar pse Trump “dashuron” kaq shumë njerëz të këqij, duhet shumë punë.

Psikologët evolucionistë (për të mos përmendur revistën Cosmopolitan) kanë studiuar pse femrat bien në dashuri me “djemtë e këqinj”. Hulumtimet tregojnë se burrat që posedojnë tiparet e narcizmit, psikopatisë dhe makiavelianizmit, janë më të suksesshëm me femrat në fillim, para se të bëhen abuzive dhe jobesnikë.

Foto e marrë nga BBC

Por diçka e ngjashme mund të shpjegojë tërheqjen e Trump për këta njerëz. Gregory Carter, një psikolog në Universitetin e Britanisë së Madhe, e shpjegoi këtë. “Individët të cilët janë tepër psikopatikë tërhiqen nga individë të tjerë që janë gjithashtu shumë psikopatë”, tha Karter.

Në shtëpi, simpatia e Trump për “djemtë e keq” është legjendë.

Por askush nuk e ka tërhequr Trumpin më pare si Kim Jong Un i Koresë së Veriut. Kim “kurrë nuk kishte një marrëdhënie” si kjo më parë, tha Trump para se të nisej për në Hanoi.

Dhe duket se kjo dashuri e ka bërë Trumpin të mos kërkojë me nxitim denuklearizimin…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarat e presidentit amerikan

Më në fund një takim i dytë Trump-Kim