MENU
klinika

Njoftimi

Polici ngacmoi seksualisht 15-vjeçaren, Lleshaj shkon në Malësi të Madhe

12.02.2019 - 10:39

Ditën e djeshme në prangat e policisë ra polici Berhan Bajrakurti, i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të miture 15-vjeçare.

Ndërkohë mësohet se ditën e sotme, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka shkuar në komisariatin e policisë në Malësi të Madhe.

Lleshaj shoqërohet nga drejtori i policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati dhe kreu i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj.

Takimi është njoftuar nga SHÇBA në një njoftim zyrtar, si edhe sipas njoftimit mësohet se nga hetimet ka rezultuar se materiali video është regjistruar në ambient të mbyllur (banesa personale) kjo e dokumentuar nga kqyrja e banesës.

Kujtojmë që polici Berhan Bajrakurti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare duke i dërguar video me veprime të turpshme.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër

Shërbimi për Çështjet e Brëndshme dhe Ankesat, (SHÇBA) duke marrë shkas nga publikimi në media i një materiali video ku një punonjës policie shfaqet duke kryer veprime të turpshme, në vleresim te veprimeve paraprake hetimore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Berhan Bajrakurti, specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe i dyshuar per vepren penale ”Ngacmim seksual”.

Nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar ne ambjent te mbyllur (banesa personale) kjo e dokumentuar nga kqyrja e baneses.

Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar dhe kqyrur aparati i telefonit me te cilin dyshohet se ka kryer komunikimin.

Nga verifikimet e kryera nga SHÇBA, nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka patur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetas per rastin ne fjale.

Per kete rast po hetohet nga sektori per Krimet Kompjuterike per identifikimin e personit dergues te mesazhit dhe videos qe u dergua per publikim ne medie.

SHÇBA nxit dhe inkurajon personin denoncues apo këdo që ka dijeni për rrethana apo informacione per kete rast apo raste te tjera te denoncojë duke u garantuar anonimatin dhe dhënien e mbrojtjes së menjëhershme.

SHÇBA falenderon median për bashkëpunimin dhe garanton se do të ndjekë me seriozitet çdo denoncim të qytetarëve duke i nxitur ata të telefonojnë në numrin pa pagesë 0800 90 90 për çdo paligjshmëri që konstatojnë nga punonjës të Policisë së Shtetit.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!