MENU
klinika

Të dhënat

Politikë e re për naftën? Albpetrol zbulon ç’do të ndodhë në 2019

16.02.2019 - 21:19

Një politikë e re do të përdoret përsa i përket promovimit të blloqeve të lira të naftës.

Duke nisur nga 2019, këto blloqe të cilat janë në administrim të kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol do të ndiqen nga një politikë e re.

Mësohet se Dretoria e Marrëveshjeve Hidrokarbure, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë do të nisin promovimin e vendburimeve të lira që janë në administrim të Albpetrol.

Plani i punës së Albpetrol për 2019:

-Do të finalizohen paketat e të dhënave me qëllim shitjen e tyre tek shoqëritë e interesuara për të aplikuar për lidhjen e Marrëveshjeve Hidrokarbure për vendburimet/blloqet që do të shpallen të lira nga MIE.

– Aktualisht shoqëria “Albpetrol” sh.a ka nën administrim vendburimet: Panaja, Frakull, Povelҫë, Divjakë, Drashovicë, Ballaj-Kryevidh si dhe blloqet e kërkimit Adriatik2, Adriatik 3, Adriatik 4, Veriu i Rodonit dhe ai i Delvinës.