MENU
klinika

Haradinaj nuk zmbrapset

Presion nga ndërkombëtarët për heqjen e tarifës?

04.02.2019 - 09:32

Pavarësisht presionit të ndërkombëtarëve për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe dhe malazeze, qeveria e Kosovës nuk është zmbrapsur nga qëndrimi i saj për këtë çështje.

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, tha se nuk ka asnjë indikacion që mund të bëjë të mendosh se ka ndonjë ndryshim nga vendimi i qeverisë përsa i përket taksës.

Haradinaj vazhdon të jetë i palëkundur për mos-heqjen e taksës.

“Ne e kemi një qëndrim të Qeverisë, unë si shef i stafit të kryeministrit nuk e kam asnjë indikacion ose bazë tjetër që tregon se ka ndonjë ndryshim në Qeveri sa i përket taksës”, ka thënë ai.