MENU
klinika

Postimi

Prisni përgjigjen e lotarisë amerikane? Ambasada ka një njoftim të rëndësishëm

24.02.2019 - 09:29

Përgjigjjet e lotarisë amerikane janë shumë pranë dhe të gjithë aplikuesit janë në ankth.

Lidhur me këtë Ambasada e SHBA-së ka dalë me një informacion të rëndësishëm për të gjithë të përzgjedhurit e lotarisë.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada informon të gjithë të interesuarit se duhet të kontrollojnë buletinin e vizave për t’u njohur me datën e intervistës.

Mesazhi i ambasadës:

Të përzgjedhur të Lotarisë DV2019: kontrolloni buletinin e vizave për të parë se kur çështja juaj do të jetë gati për intervistë, si dhe kontrolloni rregullisht emailin tuaj për një email nga KCC ku kërkohet t’i dërgoni dokumente me email. Lexoni këtu rreth buletinit të vizave: https://go.usa.gov/xEn4B#pyetanen