MENU
klinika

Pasuria

Prokurori Artan Bajrami në ‘sitën’ e vetting-ut, KPK: Deklarim i saktë

13.02.2019 - 10:18

Sot ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, prokurori i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, Artan Bajrami.

Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetting-ut për Bajramin përfaqësohet nga Valbona Sanxhaktari, Brunilda Bekteshi dhe Suela Zhegu.

Artan Bajrami është drejtues i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda prej 15 vitesh dhe analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

KPK thotë se Prokurori ka kryer deklarim të saktë të pasurisë, por paskatësi ka vetëm në pagesën për blerjen e një apartamenti.

Sipas ILDKP, Artan Bajrami ka apartament 120m², i blerë 6.5 mln lekë në vitin 2000 dhe apartament në Golem në Kavajës i blerë me kredi. KPK ka kryer hetim më të thelluar dhe burim krijimi është deklaruar marrja e huasë në vlerën prej 5 milion ketë dhe shitja e shtëpisë ne Gramsh ne vlerën e 4000 mije dollarëve.

Këtë shumë prokurori thotë se e ka paguar baxhanaku i tij, por se përmend ne deklaratë. Shuma konfirmohet edhe nga Baxhanku, ndërsa sipas KPK ky shtetas ka shlyer dhe detyrime te tjera për subjektin dhe persona të tjerë të lidhur me të.