MENU
klinika

Deklarata

Protesta e 16 shkurtit/ Ambasada e SHBA: Shmangni dhunën

14.02.2019 - 16:16

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka reaguar në lidhje me protestën e paralajmëruar nga opozita në 16 shkurt.

Nëpërmjet postimit të shkurtër në rrjetin social Facebook, bëhet me dije se protesta për ndryshime pozitive ka edhe në SHBA, por qytetarët dhe politikanët shqiptarë, këshillohen të mos përdorin dhunën.

Statusi i plotë:

“E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme. Është një e drejtë që ushtrohet shpesh në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht. Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme. Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive.” 

Reagimi vjen fill pas deklaratave dhe akteve të sotme në Kuvend dhe paralajmërimet se ky ishte fillimi i 16 shkurtit. 

“S’ka rëndësi numri i prokurorëve apo gjykatësve”

Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në Drejtësi, t’i drejtohet qytetarit

Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”