Në fjalën e tij para protestuesve Kreu i PD, Lulzim Basha apeloi edhe punonjësit e policisë para Parlamentit për ruajtjen e sigurisë.
Basha kërkoi prej tyre të bëjnë detyrën, e të arrestojnë ministrat e deputetët e akuzuar për korrupsion.
“Ju qëndroni mes hajdutëve e kriminelëve në atë godinë dhe popullit të vjedhur e të dhunuar në anën tjetër. Bëni detyrën, hiqni kapelën, arrestojeni hajdutët. Arrestojini dhe nxirrini me pranga në duar. Arrestojini bëni detyrën tuaj. Arrestojini para se t’i arrestojë populli i bashkuar. Asnjë fasadë nuk pi më ujë. Kupa është mbushur. Edi Rama shkaktar i varfërisë. Me Ramën nuk do ketë as zhvillim, as integrim, as paqe e as stabilitet.” nënvizoi Basha.