MENU
klinika

Njoftimi i plotë

Protesta e opozitës/ Policia publikon listën e personave të arrestuar

17.02.2019 - 11:38

Rreth 15 protestues janë vënë në prangat e policisë së Tiranës për shkak të tubimit të dhunshëm të opozitës.

Përmes një njoftimi zyrtar policia bën me dije se protetuesit akuzohen për tre vepra penale:

-Kundërshtim i forcave të policisë
-Shkatërrim i pronës
-Prishje e qetësisë publike

Ndërkohë që 7 persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia.

Mësohet se 5 protestues po procedohen në gjendje të lirë, ndërkohë që ka edhe të tjerë të dyshuar për veprimet e dhunshme.

Në argumentet e forcave të rendit theksohet se personat kanë kundërshtuar policët në protestë, kanë thyer me mjetë të forta, dyer, xhama dhe veprat e artit (kërpudhën) në hyrjen kryesore të Kryeministrisë.

Njoftimi i Policisë:

Pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura, gjatë protestës së djeshme ku pati akte të dukshme dhune, Policia ka arrestuar 15 shtetas për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas, si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 7 të tjerëve.

Shërbimet e Policisë Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit:

F.H., 44 vjeç, banues në Tiranë;

E.N., 28 vjeç, banues në Tiranë;

N.H., 51 vjeç, banues në Kavajë;

A.Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë;

R.D., 23 vjeç, banues në Tiranë;

S.D., 41 vjeçe, banuese në Tiranë;

D.L., 33 vjeç, banues në Shkodër;

H.J., 76 vjeç, banues në Tiranë;

I.H., 49 vjeç, banues në Durrës;

F.T., 44 vjeç, banues në Tiranë;

S.R., 43 vjeç, banues në Cërrik;

M.F., 55 vjeç, banues në Elbasan;

L.J., 38 vjeç, banues në Tiranë;

Sh., 51 vjeç, banues në Shkodër;
D., 30 vjeç, banues në Fier.

Këta shtetas gjatë zhvillimit të tubimit në datë 16.02.2019, pas orës 11:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë çarë kordonin e policisë duke kundërshtuar e goditur punonjësit e policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për garantimin paqësor të tubimit. Gjithashtu kanë goditur dhe thyer me mjete të forta, dyert, xhamat dhe vepra arti në hyrjen kryesore të Kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë.

U proceduan në gjendje të lirë 5 shtetas:

G.D., 25 vjeç, banues në Tiranë;

A.T., 20 vjeç, banues në Tiranë;

R.B., 53 vjeç, banues në Prenjas;

D.Ll., 47 vjeç, banues në Tiranë;

P.Th., 52 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 7 shtetasve të tjerë. Materialet iu dërguan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.