Mëngjesin e sotëm janë nisur autobusët edhe furgonët nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë për të marrë pjesë në protestën e sotme të opozitës në Tiranë.
Mësohet se makinat me protestuesit janë nisur nga Lezha, Durrësi, Dibra, Fieri, Gramshi dhe rrethe të tjera.
Mësohet se nga Durrësi janë nisur mbi 20 autobusë si dhe makina private. Gjithashtu nga Gramshi janë nisur rreth 25 vetura.
Protesta e opozitës do të zhvillohet sot në orën 11:00 në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Burime nga PD-ja bejne me dije se mengjesin e sotem raportohet se drejt Tiranës janë nisur më shumë se 50 mijë qytetarë drejt Tiranës.
Ja pjesemarrja sipas qarqeve:
Qarku Shkodër – 8000 qytetarë
Qarku Lezhë – 6800 qytetarë
Qarku Kukës – 4000 qytetarë
Qarku Dibër – 3500 qytetarë
Qarku Durrës – 9100 qytetarë
Qarku Elbasan – 7500 qytetarë
Qarku Berat – 3000 qytetarë
Qarku Fier – 4800 qytetarë
Qarku Vlorë – 4500 qytetarë
Qarku Gjirokastër – 2000 qytetarë
Qarku Korçë – 4200 qytetarë