MENU
klinika

Mesazhe simbolike

Pse aktori gjerman, hodhi unazën e tij mbi trupin e Moisiut?

06.02.2019 - 15:03

Më 22 mars 1935, në orën 07:10, mbylli sytë përgjithmonë, në sanatoriumin e Kotazh të Vienës, në moshën e pjekurisë artistike, aktori 56-vjeçar Aleksandër Moisiu.

Ia ndërprenë karrierën mushkëritë e plagosura nga tuberkulozi dhe sidomos zemra e sfilitur nga puna mbinjerëzore dhe stuhitë e të gjithë spektrit të emocioneve që kishte përjetuar.

Në ato vite mjaft të trazuara, kur bota, por sidomos Europa, pa shëruar plagët e rënda, të shumëanshme të Luftës së Parë Botërore, përjetonte ngërçin e etheve të përgatitjes së Luftës së Dytë Botërore, të kësaj kasaphane që u bë më e përgjakshmja në gjithë historinë e shoqërisë njerëzore.

kolana e librave

Në ceremoninë mortore të Aleksandër Moisiut morën pjesë artistë e intelektualë përparimtarë nga më të shquarit, gjeni të afirmuar në Gjermani, Zvicër, Austri e më gjerë.

Ceremonia funebre u realizua në krematoriumin e Vjenës.

Kjo ceremoni ka qenë krejtësisht e veçantë, pasi u mbizotërua nga një skenë sa prekëse, aq edhe me domethënie komplekse: aktori i madh gjerman Albert Baserman (1867-1952), mbajtës i Unazës së Inflandit, e nxorri nga gishti këtë unazë dhe e hodhi mbi rupin e pajetë të Moisiut, duke thënë: “Unë po ta lë ty, mbi varrin tënd, Unazën e Inflandit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN