MENU
klinika

Nga The Guardian

Pse Trump kërkon ta ‘zhdukë’ BE-në?

20.02.2019 - 17:10

Ngacmimi i Shteteve të Europës Lindore nga Mike Pompeo është një sulm për ekzistencën e Bashkimit Europian dhe një pjesë e një beteje ideologjike…

Administrata Trump jo vetëm që nuk e pëlqen Bashkimin Evropian, por kërkon edhe ta shkatërrojë atë.

Udhëtimi nga sekretari i shtetit i SHBA, Mike Pompeo, në Evropë javën e kaluar ishte episodi i tretë i sulmit. Episodi i parë ishte fjalimi i Donald Trump në Varshavë, i vitit 2017. Episodi i dytë ishte tërheqja nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe traktati INF. Këtu duhet shtuar edhe mbështetja për Brexit dhe vendimi për të dalë nga Siria. Të gjitha këto më sipër ndikojnë interesat evropiane konkretisht, ndryshe ngapostimet në Twitter apo ofendimet dhe fjalët “e hedhura në ajër”.

 

Foto e marrë nga Express

Evropa po përpiqet të bëjë rezistencë. Angela Merkel, objektivi politik i preferuar i Trump shfrytëzoi të shtunën në konferencën vjetore të sigurisë në Mynih për fjalimin e saj mbi virtytet e multilateralizmit.

Por ndoshta duhet të kuptojmë se me çfarë po përballet BE-ja në këtë epokë të re Trump. Njeriu që tani pëshpërit në veshët e Trump është John Bolton, këshilltar i tij i sigurisë kombëtare. Dhe ideologjia e tij anti-BE u shfaq gjatë udhëtimit të Pompeos në Budapest, Bratislavë dhe Varshavë.

Bolton e identifikon BE si një kërcënim për interesat e SHBA (Trump vitin e kaluar e quajti atë “një armik”.  Dhe ai e përshkruan BE-në si “të ngjyrosur me një anti-amerikanizëm të dallueshëm”.

Zemërimi i Trump me BE-në si një bllok tregtar, taktikat e tij për të rritur eksportet e armatimeve të SHBA në kontinent, si dhe ideja e tij personale për Merkelin, janë vetëm përkthimi i një beteje ideologjike për qeverisjen globale.

Është e vërtetë se Evropa  mund ta sfidojë SHBA-në në skenën globale: veçse nuk duhet harruar se ajo është e dobët ushtarakisht dhe ka kaluar një dekadë krizash. Megjithatë, disa prej shteteve më të mëdha anëtare tani po përpiqen të sfidojnë administratën amerikane, duke nisur që me mekanizmin e ri për të anashkaluar sanksionet kundër Iranit.

Foto e marrë nga Cagle cartoons

Ndërkohë, më pak se 100 ditë para zgjedhjeve të Parlamentit Europian, Pompeo hëngri darkë në Hungari me kryeministrin e tij Viktor Orban, i cili dëshiron të ripërpilojë hartën politike të Evropës për t’iu përshtatur vizionit të tij të “demokracisë jolibere”. Ata mund të kenë mosmarrëveshje me Rusinë, dhe është e vërtetë që Pompeo takoi përfaqësues të OJQ-ve në Budapest, por kishte pak shenja të divergjencës me Orbanin lidhur me vlerat.

Vizita e Pompeos ishte një justifikim i armiqve të një BE-je me bazë vlerash dhe një sulm tjetër mbi ekzistencën e BE-së.

Europa e pasluftës ishte në gjendje të ndërtonte veten falë mbrojtjes dhe mbështetjes financiare të SHBA. Sot BE është objektivi i ofensivave politike të shumëfishta nga Uashingtoni dhe Moska, jo vetëm për shkak të asaj që bën, por çfarë është…

Natalie Nougayrède është një kolumniste e The Guardian

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


George Soros/ Project Syndicate

Evropë, të lutem zgjohu!