MENU
klinika

Ligue 1, Java 26

PSG nuk njeh rivalë, rekord i Mbappe

23.02.2019 - 19:26

Kampionati francez duket se ka mbaruar sa i përket titullit. Paris Saint-Germain ka fituar ndeshjen e javës së 25-të të Ligue 1 ndaj Nimes me rezultatin 3-0. 

Një tjetër fitore në Par des Princes për kryesuesit e kampionatit, që tani kanë shkuar në kuotën e 68 pikëve, plot 17 më tepër se vendi i dytë.

Ishte Nkunku ai që ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 40’ pas pasimit të Marco Verratti-t. Mbappe dyfishoi rezultatin në fund të pjesës së parë, por goli është anuluar pas VAR ka treguar qartë se ai e kishte shtyrë me dorë.

Megjithatë sulmuesi francez ka shënuar në minutën e 69’ dhe 89′, duke vulosur fitoren e radhës të vendasve.

Mbappe është bërë lojtari më i ri në historinë e Ligue 1 që arrin kuotën e 50 golave: 20 vite, 2 muaj dhe 3 ditë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


PSG perfekte pas 9 javësh

“Çmendet” Mbappe, 4 gola ndaj Lyon