MENU
klinika

Ligue 1, Java 23

PSG pëson humbjen e parë në kampionat

03.02.2019 - 23:17

PSG ka pësuar humbjen e parë në kampionat dhe kjo ndodh kur në ekip mungon edhe Neymar nga dëmtimi. Ishte Lyon që i ka shkaktuar disfatën e parë Paris Saint-Germain, teksa ka fituar 2-1 në Parc Olympique Lyonnais. 

Ishte një fitore e merituar e vendasve të cilët, sidomos në pjesën e parë, kanë dominuar sfidën duke u dhënë jo pak dhimbje koke kampionëve në fuqi.

Megjithëse Di Maria kaloi të tijtë në avantazh në minutën  7’, ishte Dembele ai që barazoi rezultatin pas gjysmë ore lojë. Në pjesën e parë, Lyon ka bërë 7 goditje në kuadrat ndaj Parisit, asnjë ekip nuk ka goditur më tepër ndaj PSG në Ligue 1 në pjesën e parë.

Pas pushimit vendasit shënuan golin e fitores me penalltinë e Fekir dhe arritën të ruanin avantazhin deri në fund të ndeshjes. U ndje mungesa e Neymar, por edhe fakti se po afron Champions League dhe PSG u duk i shpërqendruar.

Megjithatë, ka një avantazh të madh prej 10 pikëve nga vendi i dytë Lille, ndërsa Lyon  ndodhet në vend të tretë.