MENU
klinika

Mund të dëmtojë...

Punë në fundjavë? Si mund t’i themi ‘stop’

24.02.2019 - 14:34

Disa prej nesh mendojnë se fundjava duhet shfrytëzuar për të bërë ato punë që nuk kemi mundur ti realizojmë dot gjatë javës në aspektin profesional.

Por një studim i Marianna Virtanen nga Instituti Finlandez i Shëndetit Profesional zbuloi se njerëzit që punojnë me orë të gjata kanë 12 përqind më shumë rrezik të konsumojnë më shumë alkool.

Hulumtime të ngjashme gjetën një shoqëri midis mbingarkesës dhe problemeve të gjumit, depresionit dhe sëmundjeve të zemrës.

Puna gjatë fundjavës mund të dëmtojë edhe shëndetin tuaj mendor, thotë Mayra Mendez, një psikoterapiste shumë e njohur në Kaliforni.

Ja cilat janë disa nga format sesi mund ti themi ‘stop’ punës në fundjavë

Ndaloni mendimet negative si “Unë jam kaq i zënë” dhe “fundjava është shumë e shkurtër”, pasi këto mendime ju pengojnë të shijoni fundjavën.

Në vend të kësaj mendoni sesi mund të relaksoheni gjatë fundjavës dhe sa shumë gjëra mund të bëni ato dy ditë.

Menaxho stresin tënd. Nëse ndiheni të shqetësuar për punën, përpiquni ta zhvendosni vëmendjen tuaj duke u marrë me aktivitete relaksuese si joga, duke parë ndonjë shfaqje teatrale apo thjesht duke shijuar një ditë të këndshme mes miqsh!

Ndryshoni rutinën tuaj në mënyrë që fundjavat tuaj mos jenë monotone. Sfidoni veten me aktivitete të reja fizike, duke mësuar një sport të ri apo duke shkuar për një ditë udhëtim në një vend argëtues dhe interesant.

‘Izoloni’ pajisjet tuaja teknologjike. Mundohuni të mos përdorni laptopin tuaj, përveçse për të parë një film apo një shfaqje ose për të blerë bileta të koncerteve ose filmave. Të qenit vazhdimisht i lidhur me smartphone-et dhe mediat sociale do informoheni me ngjarjet botërore, duke menduar sesi njerëzit e tjerë po bëjnë ndoshta punën tuaj.

Mos bini pre e gjumit! Mund të jetë joshëse për të fjetur gjysmën e ditës në fundjavë, por duke vepruar kështu do të shpenzoni kohë të çmuar për të dalë dhe për të bërë aktivitete që ju interesojnë.

Nëse fle shumë gjatë fundjavave, kjo do të prishë orarin tuaj të gjumit për pjesën tjetër të javës.

‘’Nëse vendosni që punën ta ‘’merrni’’ në shtëpi dhe gjatë fundjavave atëherë ju do të keni më shumë gjasa që të prekeni nga depresioni. Duke punuar me orare të zgjatura dhe në shtëpi ju nuk do shijoni kohën tuaj të lirë, nuk do të kaloni më shumë kohë më familjarët duke krijuar kështu distancë në marrëdhëniet tuaja.

Shumë prej jush mendojnë se duke shfrytëzuar fundjavat do të rriten më shumë profesionalisht apo do të arrijnë më shpejt qëllimet e tyre në karrierë, por ky është thjesht një mendim i gabuar!”– shprehet Mendez.