MENU
klinika

Risia

Qeveria hap TECHSPACE për studentët e teknologjisë

19.02.2019 - 15:56

Qeveria ka prezantuar sot qendrën TECH SPACE, një hapësirë teknologjike për të rinjtë që kanë aftësi të larta digjitale, idetë e të cilëve do të financohen.

Të rinjtë me zotësi të larta teknologjike mund të shfrytëzojnë tashmë hapësirën TECH SPACE pranë Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për të përsorur idetë e tyre e pse jo edhe për të marrë mbështetje financiare.

I pranishëm ka qenë dhe vetë kryeministri, Edi Rama i cili i shoqëruar nga drejtoresha e Agjencisë Kombëtarë të Shoqërisë së Informaciont, Mirlinda Karçanaj dhe nga ministri Eduart Shalsi, ka uruar si të rinjtë ashtu dhe drejtoreshën në përpjekjen e re.

Ju uroj çdo të mirë dhe sukses në këtë përpjekje. Moment i rëndësishëm i sinergjisë, në marrëdhëniet që duam të krijojmë mes Qeverisë dhe Universiteteve, shkollave. Këtu në këtë hapësirë dëshirojmë që studentët e Universiteteve dhe shkollave profesionale të lidhura me teknologjinë të gjejnë këtu shtëpinë e tyre.

Të gjejnë konkurrencën mes nëjri- tjetrit. Kam ftuar sot dhe drejtuesin e kompanisë Vodafone, e cila është avangartë të përpjekjeve për të lidhur teknologjinë me qeverisjen, shkollat, universitetet dhe tregun, e kam ftuar që ta shohë më nga afër këtë realitet.-” tha kryeministri, Edi Rama.


Po ashtu ka qenë dhe drejtoresha Karçanaj e cila ka prezantuar hapësirat dhe mënyrët e punës, stafin si dhe mënyrën e punës. Ajo është shprehur se shumë shpejt do të nisin një program akselerimi, financuar nga Luksemburgu.

Në ditën e hapjes së Tech Space për të promovuar produktin më të ri, portali Open data.gov.al, e cila do të jetë në duart e qytetarëve, financave, bizneseve me informacione të hapura, buxhetit, pronat, shëndetësinë, është portal që rrit transparence, studentët furnizohen me të dhëna dhe dalin me produkte.” tha drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanaj.

Gjithashti ajo ka prezantuar dhe e- albania, si dhe disa prej studentëve si dhe nxënësve të shkollave të cilët ishin duke punuar në Tech Space.

Sipas qeverisë, ky program është një hapësirë për inovacionin në shërbim të studentëve e nxënësve të teknologjisë digjitale dhe në kuadrin e Paktit për Universitetin.

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit

Nga harxhimi i baterisë së celularit te niveli rrezatimit dhe stresit

Arsyet pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës!