MENU
klinika

Udhëtimi i ëndrrave

“Qyteti lundrues”, vizitoni 7 kontinentet për 140 ditë

06.02.2019 - 18:41

Nëse një udhëtim 7 me ndalesa vetëm në disa porte nuk është tërheqës për ju, atëherë ndoshta udhëtimi i ofruar nga kompania “Silversea” do të ishte perfekti për ju.

Në vitin 2020, kjo kompani do të nisë një udhëtim të jashtëzakonshëm me kroçerë, i cili do të zgjasë plotë 140 ditë, brenda të cilave do të keni mundësi të ndaloni në të 7 kontinentet.

Udhëtimi i quajtur “Legends of Cruising” do të nisë në Fort Lauderdale, Florida, më 6 janar 2020 dhe të ndalojë në 62 porte në të paktën 32 shtete para se të përfundojë në Amsterdam më 25 maj.

Kroçera ka një kapacitet prej 382 të ftuarish, por çmimi për të qenë në bordin e saj është i kripur. Ai nis nga 62 mijë dollarë dhe për suitën duhet të paguani plotë 240 mijë dollarë.