MENU
klinika

Intervista e kryeministrit për gazetën italiane

Rama: Berisha është penduar që smë ka vrarë kur ishte në qeveri

23.02.2019 - 15:14

Klima politike e krijuar në Shqipëri, si pasojë e përplasjeve midis mazhorancës dhe opozitës, ka rrëmbyer vëmendje edhe në arenën ndërkombëtare.

Shkrimet e mediave ndërkombëtare e vërtetojnë më së miri këtë fakt.

Pas RaiNews kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazeta italiane, Repubblica lidhur situatën ku ndodhet vendi, e sidomos mbi mënyrën se si do të funksionojë parlamenti pasi opozita zyrtarizoi djegien e mandateve.

Për Ramën veprimi i ndërmarrë nga opozita sigurisht nuk është një gjë e mirë por teknikisht, thotë ai mund të ecim përpara, nuk ka asnjë problem.

Kryeministri Rama i është përgjigjur edhe interesit të medias së huaj mbi deklaratat e ish kryeministrit Berisha i cili është shprehur se e vetmja mënyrë për ta eleminuar atë është plumbi.

Rama tha se ndaj tij, Berisha ka thënë shumë më shumë se kaq. “Është penduar që s’me ka vrarë kur ishte në qeveri.” -vijon më tej Rama

Rama-konica.al
Rama-konica.al

Pjesë nga intervista e kryeministrit për Repubblica.it

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë prej vitit 2013, a ndiheni i rrethuar?

S’bëhet fjalë. Kjo nuk është një protestë e popullit. Nuk janë as jelekëverdhë, as sindikalistë, as studentë. Nuk janë as anarkistë! Është vetëm një pjesë e poltikës që ka zbritur në shesh, pak për pushtet e pak nga frika.

Frikë nga çfarë?

Frikë se mos shfarosen definitivisht. Është një e djathtë e vjetër, që u dërgua në shtëpi 5 vjet e gjysmë më parë nga votat e shqiptarëve. Tashmë i druhen reformës nëdrejtëësi që po bëjmë me Bashkimin Europian për të luftuar korrupsionin, kancerin e vertetë të këtij vendi. Prokurorë, gjyqtarë dhe funksionarë të tjerë të korruptuar do ikin të gjithë! Këtë kanë frikë ata.

Në shesh kërkojnë doreheqjen tuaj. Dhjetëra-mijëra persona. Ju thoni se as nuk e mendoni dorëheqjen. A jeni i sigurt se do t’ja dilni të ecni përpara?

Imagjinoni sikur të ndodhte në Itali, kjo që po ndodh tek ne, deputetët e opozitës dorëzojnë mandatet dhe braktisin parlamentin. Pastaj i kërkojnë qeverisë së zgjedhur nga populli që të largohet. Kjo nuk është demokraci, është tirani e minorancës. Ne kemi marrë një detyrë nga populli dhe do ta respektojmë.

Më falni por është një situatë anormale, sidomos për një kryeministër socialist e progresist, një parlament pa opozite?

Për demokracine parlamentare sigurisht nuk është gjë e mirë, por teknikisht mund të ecim përpara, nuk ka asnjë problem.

Kush dhe cfarë qëndron pas protesave dhe sulmeve kundër jush? Në shesh ishin shumë të papunë, njerëz të varfër.

Të gjitha bashkitë e administruara nga të djathtet, të enjten ishin mbyllur. Liderët e opozitës i sollën në protestë të bënin figurantët poshtë parlamentit. Janë 3-4 mijë persona që varen nga të djathtet. Paguhen për të ardhur në protestë. Por unë jam nga ata që kanë patur gjithmonë respekt për protestat, i dëgjoj të gjithë.

Për shumë njerëz, ky kaos duket si luftë për pushtet. A është kështu?

100% po.

A është e vërtetë që sheshi manovrohet nga armiku juaj historik Berisha?

Armiqte e mi historikë janë injoranca dhe vulgariteti. Dy gjëra që nuk i duroj dot. Berisha është gjithmonë aty, ai është shefi dhe Basha është administratori i deleguar.

Ish presidenti ka përdorur fjalë shumë të rënda kundër jush. Tha se njerëzit mund t’ju hedhin në lumë dhe se e vetmja mënyrë per t’ju eliminuar është plumbi.

Rama: Ka thënë edhe me keq se kaq. është penduar që s’me ka vrarë kur ishte në qeveri. Kështu është ai, dhe unë nuk i përgjigjem. Dikush më ka thënë më keq se komunistët janë konumistët antikomunistë. Berisha ka qenë shërbëtori i parë i pushtetit komunist dhe pastaj u bë antikomunist. Për fat të mirë nuk jemi më në epoken e plumbave por ne epoken e dialogut dhe perballjes. e refuzoj logjiken sipas te ciles armiku duhet asgjesuar per te fituar lojën.