MENU
klinika

Reagimi i deputetit

Rama e imitoi/ Paloka: Nuk është krim të jesh thuthuq

14.02.2019 - 22:06

Nënkryetari i Parlamentit, njëherësh deputeti i PD-së, Edi Paloka, i cili u bë protagonist duke i hedhur bojë kryeministrit Edi Rama gjatë seancës parlamentare.

Në lidhje me talljen që i bëri kryeministri, Paloka u shpreh se nuk është krim të jesh thuthuq.

“Nuk fyhem nga Rama, Ai bën arrogantin, i vjedh shqiptarët, i fyen edhe i tall. Po jam thuthuq, kështu jam. Nuk është krim të jesh thuthuq. Por ky zotëria kur nuk ka më argumente me këtë mënyrë do të vazhdojë. Veprimin e mendova mirë. Garda e tij po heton për lëndë kimike, por ka qenë bojë. E mendova mirë. Më ndihmoi Zoti që ia hodha në gojë. Ai i fyen të gjithë.

paloka2-konica.al

 Është shumë më etik ky akt, se sa ajo që thotë ai kryeministër gojëqelbur dhe i shthurur. Kryesorja është reagimi. Ne nuk jemi skllevër. Doja tu tregoja shqiptarëve se ndaj arrogancës së një kryeministri duhet reaguar. Po ulëm kokën, do të na shkelë me këmbë ai. Ai edhe sot shau. Nuk pranoj që një palaço si ai të tallet me opozitën dhe qytetarët.” tha Paloka.

Përsa i përket protestës së 16 shkurtit, Paloka tha se nuk i ndal askush për të protestuar.

“Qytetarët na kanë kërkuar ta organizojmë. Nuk marrim leje për të hequr Ramën. Nuk na ndalon njeri të protestojmë. Nuk na ndal as Leshi dhe as Lleshi”, nënvizoi deputeti demokrat.