MENU
klinika

Takimi me qytetarët

Rama kapet me kreun e Bashkisë Përmet: Ka ardhur koha të largohet!

23.02.2019 - 17:32

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim në qytetin e Përmetit.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Qeverisë tha se ka ardhur koha që kryetari i Bashkisë së Përmetit të largohet.

Rama u shpreh se në një Përmet totalisht të transformuar banorët e këtij qyteti e kanë parë ndryshimin e madh.

“Faleminderit shumë për mikpritjen. Shumë faleminderit. Faleminderit shumë, megjithëse është një ditë pushimi dhe një ditë goxha e ftohtë. Ju jeni këtu për të na shprehur mbështetjen dhe unë e çmoj shumë.

rama ne permet-konica.al

Besimi juaj mbetet i palëkundur dhe besimi do të jetë baza që na duhet për zgjedhjet e qershorit. Unë nuk jam nga ata që flas keq për kryetarët e Bashkisë që nuk janë të partisë. Por, sinqerisht mendoj që është koha që kryetari i bashkisë të shkojë në shpi.

Dhe të jetë një njeri i zgjedhur jo për të shpenzuar taksa dhe për të mbajtur njerëz mbi numrin e nevojshëm, por për t’i kthyer juve përmetarëve besimin. Kryetari i Bashkisë është me votat e atyre që më shumë se votonin për të, votonin kundër kandidaturës sonë. Por, sot kam bindjen që të gjithë shohin ndryshimin e madh. Përmeti të cilit politikanët kujtoheshin vetëm kur kishte zgjedhje është një Përmet totalisht i transformuar”, tha Rama.

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD