MENU

Intervista për median italiane

Rama: Në Shqipëri nuk ka kaos, thjesht opozita po i fryn zjarrit

24.02.2019 - 14:45

Kryeministri i vendit Edi Rama zgjedh një tjetër media italiane pas “RaiNews” dhe “La Repubblica”.

I pari i qeverisë ka dhënë në një intervistë për gazetën italiane “IlFatto Quotidiano” ku për situatën me të fundit të krijuar në politikë, duke mohuar të ketë kaos.

Sipas tij, “Në Shqipëri nuk ka kaos, por është opozita ajo që po i fryn zjarrit”. Rama ka deklaruar gjatë intervistës se ai është i gatshëm të hap dialog fjala vjen me studentët, por shton se “ata që e kanë shkatërruar vendin nuk mund të diktojnë mësimet”, duke iu referuar kështu opozitës.

Ndërkohë që për djegien e mandateve kryeministri thotë opozita e ka bërë për të bllokuar vijimin e reformës në drejtësi.

Z. Rama, çfarë po ndodh në Shqipëri?

Nuk ka asnjë lloj kaosi apo revolte nga popull. Në shesh nuk janë as jelekët e verdhë, as sindikatat, as studentët apo grupe anarkistesh, por opozita parlamentare që pak vite më parë u dërgua në shtëpi nga populli pasi e mbyten vendin në korrupsion dhe pandeshkueshmeri. Nuk mjaftoi me kaq pasi vitin e kaluar morën një goditje edhe me te forte ne zgjedhje. Dhe tani nuk duan të përballen në zgjedhjet lokale sepse e dinë që i pret një humbje tjeter.

Cili është qëndrimi juaj dhe i qeverisë suaj lidhur me vendimin e minorancës për të lënë mandatet parlamentare?

E kanë bërë të gjithë për të bllokuar Reformën në Drejtësi që nisëm së bashku me BE dhe SHBA, por që nuk kanë për të na ndalur dot. Tashmë është në rrugë një revolucion i vërtetë kundër sistemit të vjetër e të korruptuar të drejtësisë, nën mbikëqyrjen e miqve evropianë e amerikanë. Do të kemi një prokurori speciale të antikorrupsionit të funksionarëve të lartë, në bazë të ligjit të reformës së miratuar. Më shumë se 50 gjyqtarë e magjistratë të lidhur me afera e të korruptuar, falë Vetingut janë nxjerrë jashtë radhëve të sistemit e shumë të tjerë janë në radhë për t’iu nënshtruar. Të gjithë nën sytë e një skuadre ekspertësh ndërkombëtarë. Si të mos ketë lëvizje të forta nga pjesë të pushtetit të vjetër kundër kësaj qeverie.

Pse opozita ju akuzon për korrupsion?

Çfarë mund të bëjnë tjetër përballë vështirësisë në të cilën ndodhen? Njerëzit nuk i ndjekin dhe frika e drejtësisë i persekuton.

Si është e mundur që shumë kryebashkiakë të partisë socialiste, partisë suaj, janë pasur probleme me drejtësinë?

Kjo nuk është e vërtetë. Ne qeverisim gati tre të katërtat e Shqipërisë në nivel bashkiak dhe ka qenë vetëm një bashkiak dhe që hequr në bazë të ligjit të ri të dekriminalizimit, një lloj “Severini”, por edhe më i fortë. Nuk më ka pëlqyer kurrë të flas në gjuhë të huaj për kundërshtarët e mi politikë por ajo që i kanë bërë vendit këto javët e fundit, duke shpalosur dhunën ndaj institucioneve është e pafalshme.

Kthehemi te kryebashkiakët. Kush nga ata që rezulton akoma nën hetim nga ana e akuzës do të rikandidohet në zgjedhjet e qershorit?

Sot asnjë nga bashkiakët tanë nuk është nën hetim. E shihni se si gënjeshtrat bëjnë xhiron e botës?

Sa ndiheni përgjegjës që dy nga ish-ministrat tuaj të Brendshëm janë hetuar?

I pari është akuzuar mbi bazën e bisedimeve mes dy trafikantëve në një proces gjyqësor në Catania. Por edhe pse ai sulm mbante erë unë kërkova largimin e tij nga grupi parlamentar dhe nga gjithë roli dhe angazhimi i tij në parti. Ndërkohë, për vëllanë e ministrit, kishte një dënim në Itali të shumë kohëve më parë, i pakryer, sepse shteti italian nuk kishte kërkuar ekstradimin.

Me riorganizimin e qeverisë fituat ju, apo fituan studentët?

Unë nuk kam dashur kurrë të fitoj mbi njerëzit, por kam dashur dhe dua të bëj më të mirën për njerëzit dhe t’i dëgjoj ata. Studentët e dinin dhe ishte një moment intensiv, por edhe shumë i bukur i demokracisë sonë ende të re, të brishtë dhe jo perfekte.

rama ne permet-konica.al

Pse shumë shqiptarë, vecanërisht të rinj shkojnë të punojnë në Gjermani?

Pse shumë italianë në jug shkojnë të punojnë në Veri? Dhe pse shumë mjekë italianë shkojnë në Gjermani e kështu me radhë? Përgjigja është e qartë: Shqipëria nuk është Italia edhe pse italianë janë shqiptarët e veshur me Versace. Kur ju kishit demokraci dhe zhvillim ekonomik ne ishim Korea e Veriut e Evropës. Këto 30 vitet e fundit kemi bërë hapa gjigande në shumë drejtime edhe pse kemi shkatërruar burime e bukuri. Sigurisht që kemi probleme dhe duhet të bëjmë shumë më shumë me sakrifica e durim kundër varfërisë, korrupsionit, kriminalitetit.