MENU
klinika

Deklarata

Rama-ministrave: Të mos dalë askush në asnjë studio TV me…

24.02.2019 - 16:03

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë porosi deputetëve dhe ministrave që mos dalin në debate televizive me ish-deputetët e opozitës, të cilët kanë djegur mandatet.

“Mos dilni në debate televizive me ata që kanë djegur mandatet nga opozita. Nuk duhet të dilni në debat me “të arratisurit” nga Kuvendi”, mësohet t’i ketë thënë Kryeministri Rama deputetëve dhe ministrave të kabinetit.

“Ata nuk janë pala tjetër e Parlamentit dhe meritojnë përbuzjen e votuesve të tyre dhe refuzimin tonë për të debatuar me ta jashtë parlamentit”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Rama.

Një ditë më para Ora News zbardhi edhe strategjinë e opozitës, e cila vendosi që të protestojë çdo të enjte para Parlamentit.

Pas takimit me kryetarët e Partisë Demokratike në rrethe, kreu i kësaj partie Lulzim Basha deklaroi nga selia blu se protestat e opozitës nuk do të ndalen.

Ndërkohë brenda opozitës pati deputetë që dolën kundër këtij vendimi, siç është Lefter Koka nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Mylsim Murrizi nga Partia Demokratike, që nuk i dogjën mandatet e tyre të deputetit.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!