MENU
klinika

VIDEO

Rama publikon pamje nga Fieri: Vepër e vënë në akuzë nga arratiakët politikë

26.02.2019 - 09:23

Tashmë është bërë traditë urimi i mëngjesit nga kryeministri Rama.

Mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë e ka nisur me postimin e një videoje me pamje nga investimi i kryer për trajtimin e mbetjeve në Fier.

Rama shkruan se ky investim është një vepër e vënë nën akuza të rënda nga ana e “arratiakëve politikë”, sikurse i cilëson ai.

Postimi i plotë:

‘Mirëmëngjes, dhe me pamjet spektakolare të investimit për trajtimin e mbetjeve në Fier, një nga veprat e vëna nën akuzat e rënda të arratiakëve politikë, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Rama.