MENU
klinika

Konflikti rektor-dekan për tendera

Rama: Rojet e Universitetit të panevojshëm, ‘as nuk ruajnë, as nuk rruhen’

02.02.2019 - 13:38

Kryeministri, Edi Rama, akuzoi trupën drejtuese të Universitetit se janë në konflikt dhe bllokojnë punën për çështje tenderash.

Duke folur në një takim me studentët tek konviktet e Universitetit të Mjekësisë, Rama se edhe mali i parave që harxhohet për rojet private që ruajnë Fakultetet është totalisht i panevojshëm dhe fare mirë mund të investojë në infrastrukturën arsimore.

“Pse Bordet e Universiteteve kanë shumicë nga qeveria, është e vetmja gjë na siguron të kemi në sy në mënyrën si harxhohen lekët. Keni dëgjuar ju konfliktin Rektori me Dekanët? E dini për çfarë bëhet konflikti, bëhet për tendera. Nuk ka lidhje fare me ju, ëndrrat dhe shpresat, por tenderat. Paguajnë për rojet e Universitetit një mal me lekë.

rama-studentet-konica.al

S’ka nevojë për roje private, pse duhet të marrim roje private për Universitetet? Rojet private e bëjnë dhe më qesharakë Universitetin, e keni parë si janë? Ca të mbaruar atje që vinë vërdallë dhe as nuk ruajnë, as të ruajnë, as ruhen, as rruhen. Janë komplet të panevojshëm, të padobishëm dhe marrin paratë e dynjasë. Pse?Universitetet mund të kenë rojet e tyre në organikë. Nuk ka nevojë. Nëse ka diçka më shumë se një roje i thjeshtë siç i kemi pas ne në Universitet, vjen policia.

Ato janë para pa fund që fare mirë Universiteti mund ti përdorë për këtë bibliotekën. Autonomia është gjëja e duhur, demokracia është gjëja e duhur, ndarja e pushteteve është gjëja e duhur. Problemi është se dallimi mes vendeve të konsoliduara dhe vendeve në zhvillim është pikërisht ky. Dallojmë sa të forta i kemi institucionet dhe sa të përgjegjshëm i kemi ata që merren me ndërtimin e institucioneve.”

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD