MENU
klinika

Flet Armand Duka

“Rama s’është specialist, 0 lekë për futbollin”

13.02.2019 - 15:12

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i sapo zgjedhur në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, ishte “i Ftuari” në studion e A2 me Endri Xhafon këtë të martë.

Ai shpjegoi se federatave europiane u janë dërguar dy e-maile anonime, para dy vitesh dhe këtë vit, ku iu kërkohej të mos e votonin. Por këtë herë mori votat e disa shteteve që nuk e kishin votuar herën e kaluar.

“Më mbështetën vendet nordike, Britania e Madhe dhe vendet baltike, në ndryshim nga dy vjet më parë”, – u shpreh Duka.

I pyetur nëse do të paguhet ai për punën e tij në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, që normalisht mblidhet çdo herë në muaj ose dy muaj, Presidenti i FSHF u përgjigj:

“Nuk e di dhe as nuk e kam menduar këtë gjë. E kam thënë edhe më parë, kam kandiduar që Shqipëria të ketë një përfaqësim në këto nivele, edhe pse posti është individual”, – tha zoti Duka.

Ai gjithashtu shtoi se ka marrë urime nga disa politikanë shqiptare, si Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta, por edhe politikanë të huaj, përveç homologëve të disa vendeve, ndërsa zbuloi edhe një detaj:

“Telefonata dhe mesazhe kanë ardhur shumë, por telefonin ia kam ngritur vetëm mamasë time që më mori për të më uruar”.

Duke pranuar ndërhyrjet e politikës në punët e Federatës Shqiptare të Futbollit, probleme të cilat u evidentuan edhe UEFA, Duka tha se pavarësisht këtyre tendencave, Shqipëria është shumë më i zhvilluar se vendet e tjera ish-komuniste.

“Në vendet e tjera është e vështirë t’i shpëtosh kur të sulmon politika, ndryshe nga Shqipëria”.

Mandati i zotit Duka si President i Federatës Shqiptare të Futbollit skadon në vitin 2022, një vit para përfundimit të mandatit si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Por sipas tij, ky nuk është kusht i domosdoshëm, mjafton që në momentin e zgjedhjes në UEFA kandidati të ketë një rol drejtues në federatën e vendit të tij.

“Momentalisht është kështu, por për mua nuk duhet të jetë kështu. Po diskutohet dhe mbase ratifikohet, që në momentin që një person nuk është më pjesë e futbollit të vendit të tij, duhet të mbash postin deri në kongresin e radhës”.

Por a do të kandidojë Duka për në zgjedhjet e FSHF në vitin 2022? “Sa mora mandatin e ri dhe nuk po e mendoj, është shumë shpejt”, – tha Duka.

konica sportkonica sport mobile

duka ceferin
duka ceferin

Sa i përket dënimit të klubit më të suksesshëm shqiptar të viteve të fundit, Skënderbeut, i cili nuk do të mund të luajë në kompeticione europiane për 10 vjet, Duka mohon të ketë qenë dakord me këtë vendim.

“Dënimi i Skënderbeut është i parecedent, nuk ka ndodhur asnjëherë. Nuk do isha dakord me një dënim të tillë, pasi dënimi është i përjetshëm nëse e zbërthen tamam. Mendoj që nuk është rasti më i keq, por është bërë për t’u marrë shembull”, – tha ai.

Pas rezultateve zhgënjyese në Ligën e Kombeve, Shqipëria do të kërkojë të kualifikohet për në Europianin e vitit 2020, edhe pse luan në një grup kualifikues të fortë, ku mes të tjerave është skuadra kampione e botës, Franca.

Por për Presidentin e FSHF, Duka, synimi nuk ndryshon. “Objektivi ynë është që të fitojmë çdo ndeshje, dhe nëse e bëjmë këtë do të dalim të parët. Por në futboll jo gjithmonë arrihen ato që ke vendosur si objektiv.

Grupi ku ne luajmë mendoj që është i balancuar. Por i kam thënë Panuccit pas shortit, kush llogarit 6 pikë me Andorrën i ka të humbura”, – tha Duka në “I Ftuari”.

Duke komentuar mbi nivelin e skuadrave kundërshtare të grupit, Duka shtoi: “Franca është kampione e botës dhe është në formë të shkëlqyer sportive, por nuk ka diferenca mes Turqisë dhe Moldavisë, apo Islandës dhe Shqipërisë. Sigurisht që kualifikimi nuk është mision i lehtë, por ne do ta tentojmë”.

Në vazhdim të emisionit “I Ftuari” presidenti i FSHF-së Armand Duka foli dhe për aplikimin e një kompeticioni europian të futbollit në stadiumin e ri “Arena Kombëtare”, ligjin e ndalimit të aktiviteteve të basteve dhe procesin gjyqësor me qeverinë shqiptare për rimbursimin e FSHF-së në lidhje me financimin e projektit për ndërtimin e “Arenës Kombëtare”.

Rama dhe duka
Rama dhe duka

“Aktivitetet ndërkombëtare të futbollit në ‘Arenën Kombëtare’? Kemi aplikuar për zhvillimin e Kampionatit Europian U-19. Nuk plotëson kriteret për një finale Champions League.

Vendimi i qeverisë për ndalimin e lojërave të fatit? Mendoj se në Shqipëri cdo njeri vendos baste. Kanë vendosur dhe në kohën e Enverit.

Përkrah vendimin e qeverisë. Ishin bërë aq shumë sa dukej se po u jepnim edukim të keq fëmijëve. Por kjo (ligji) nuk i ndalon lojërat e fatit. U masivizua shumë. 

Financimi i qeverisë shqiptare për zhvillimin e sporteve? Qeveria jep 0 lekë për federatën dhe klubet për futbollin. Buxhetet janë shumë modeste në Shqipërinë për të gjitha sportet. 

armand duka anglezi ne arena

Kemi pasur dashamirësi maksimale. Stadiumi ka 0 financime nga Qeveria Shqiptare. Parashikohet financimi i stadiumit i FSHF nëpërmjet donatorëve.  U parashikua një buxhet.

Ne duhet të rimbursoshemi. Ne kemi paguar për stadiumin. Kryeministri s’është specialist. Ia ka lënë Ministrisë së Financave. Ndihma e qeverisë është vetëm te caktimi i truallit për ndërtimin e stadiumit”, – përfundoi Duka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN