MENU
klinika

Postimi

Rama: Teksa qentë lehin, iu prezantoj me studenten ekselente që i është bashkuar administratës

06.02.2019 - 08:53

Një studente ekselente sot i është bashkuar administratës publike falë Paktit për Universitetin.

Ky lajm është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një videoje të postuar në rrjet social, ku shfaqet Drijona teksa tregon hapat e ndërmarra për të fituar pozicionin e specialistes së Drejtorisë së Përgjithshme të financimeve dhe kontraktimeve për fondet e BE-së, Bankës Botërore dhe donatorëve të tjerë në Ministrinë e Financave.

“Unë kam përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe jam diplomuar si studente ekselente në të dyja ciklet e studimeve Bachelor dhe Master (…) Gjithashtu kam përfunduar edhe studimet Master në të Drejtë Civile, po ashtu e diplomuar me medalje të artë.

Realisht, të jem e sinqertë, nuk kam aspiruar të jem pjesë e administratës publike deri në momentin kur realizova një aplikim online me qëllimin që të përfitoja një përvojë kualifikuese 1-vjecare në institucionet e administratës publike. Në përfundim të kësaj përvoje kualifikuese pata mundësi të aplikoja për pranim në shërbimin civil, pranë departamentit të administratës publike.

Aplikimi nuk ishte aspak i vështirë, unë kam aplikuar vetëm në bazë të certifikatave, CV-së, diplomave dhe një letre motivimi ku shpjegoja arsyejen se përse doja të isha pjesë e administratës“, ka treguar Drijona.

Teksa ka ironizuar të gjithë ata që nuk besojnë në Paktin për Universitetin, Rama u ka uruar ndjekësve të tij me këtë shembull një ditë të mbarë.