Toronto Raptors konfirmohet si forca e dytë në Konferencën e Lindjes, pas fitores 118-95 ndaj Boston. Një ndeshje që vuri përballë dy nga skuadrat më të mira dhe të forta në këtë Konferencë.
Pas një periode të parë të ekuilibruar, kanadezët u shkëputën dhe fituan falë 25 pikëve të Siakam dhe 21 të Leonard.
Raptors mbajnë vendin e dytë në Lindje, një hap larg Milwaukee Bucks dhe shpresojnë në ndonjë hap të rivalëve, pse jo, për të marrë kreun.
Fiton edhe skuadra e New York, që mundi 108-103 Orlando, sfidë e komanduar nga basketbollistët vendës.
Lojtarët e stolit ishin ata që bënë diferencën në parket (75 pikë erdhën nga lojtarët e stolit), me Mudiay që realizoi 91 pikë. Për miqtë, Vucevic e Gordon realizuan nga 26 pikë secili, por që mbetën për statistikë.
Denver Nuggets fiton 121-112 ndaj Oklahomës, një tjetër përballje “big” mes dy ekipeve pretendente në Konferencën e Perëndimit.
Suksesi mban Denver në vendin e dytë, shumë pranë Warriors. Një ndeshje me luhatje, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Jokic realizoi 36 pikë e 10 asist, duke i bërë të pavlefshme 25 pikë e George.