“Artisti i artistëve të fundit”, thotë historiani i artit Simon Schama, derisa i referohet piktorit, shkruan “The Art Newspaper”. Ai thotë se Rembrandt krijoi vepra mbresëlënëse para vdekjes së tij, më 4 tetor të vitit 1669, në moshën 63-vjeçare.
I konsideruar mjeshtër edhe në kohën sa ishte gjallë – një kohë e përparimeve të jashtëzakonshme kulturore, ushtarake dhe shkencore që historianët tani i referohen si Epoka e Artë Holandeze – Rembrandti ishte mjeshtër i portretit dhe skenës narrative.
Ashtu si të gjithë artistët, Rembrandti u ndikua nga estetika dhe dialogët kulturorë të kohës. Megjithëse inovativ në drejtimin e tij, skicuesi dhe piktori vepruan brenda traditave të artit holandez që po merrnin formë gjatë asaj periudhe traditash të ndikuara fort nga vobektësia, duke refuzuar kalvinizmin dhe herë pas here të frymëzuar nga piktorët holandezë të rrymës “Caravaggisti”.
Krijimtaria e tij u zhvendos gjatë viteve, duke krijuar një trup të punës që përfshin dhjetëra autoportrete dhe shumë më tepër portrete të personave me ndikim në Amsterdam, shpesh duke përdorur teknikën chiaroscuro. Kjo teknikë, duke luajtur me dritë e hije, gjithashtu lëshoi një lëvizje dramatike në peizazhet dhe skenat e nxjerra nga tregimet biblike që janë të admirueshme që skulptori Auguste Rodin që thotë se artistët duhet të gjunjëzohen përpara kryeveprave të tyre.
Ndërsa gjeniu Rembrandt përjetohet ende 350 vjet pas vdekjes së tij dhe muzetë si Shtëpia-muze e Rembrandtit po gjejnë mënyra të reja për një vlerësim të veprës së tij, gjë që ndonjëherë mund të ndihet larg nga jetët tona moderne. Muzeu zemër të Amsterdamit, po e hap vitin e temës së Holandës, “Rembrandt dhe epoka e artë 2019”, duke kuruar ekspozitën e fokusuar në miqtë dhe familjen e Rembrandt, të titulluar “Rrjeti social i Rembrandtit”.
Këta miq dhe anëtarë të familjes – nga djali i tij Titus, gruaja e tij Saskia, dhe më vonë, gruaja e tij tjetër, Hendrickje Stoffels – shpesh ishin subjekt i portreteve që shërbenin si studime ose si mjete për të zhvilluar më tej teknikën e tij. Këto portrete janë mbledhur për ekspozitën, e cila gjurmon biografinë e artistit, ndërsa ndan njerëzit në jetën e tij në pesë kategori të definuara nga Facebooku.
“Sot Facebooku ju kërkon të kategorizoni rrjetin tuaj shoqëror online: ‘familja’, ‘një mik i mirë’ ose ndoshta thjesht një ‘njohje’. Çdokush në shekullin XVII gjithashtu do të ishte në gjendje t’i përgjigjej kësaj pyetjeje me lehtësi: madje edhe atëherë ata kishin kategori të ndryshme miqësish”, shkruhet në programin e muzeut, përpara se të përcaktojë rëndësinë e njerëzve të ndryshëm në rrjetin social të Rembrandtit. Nga bashkëpunëtori miku Jan Lievens deri te farmacisti Abraham Francen, ekspozita është kuruar bazuar në rolet e ndryshme që njerëzit kanë pasur në jetën e Rembrandtit.
Lievens dhe Rembrandt ndanë një studio në karrierën e tyre dhe ndikuan njëri-tjetrin në të njëjtën kohë, duke shtyrë kufijtë e pikturës në atë kohë. E roli i një farmacisti të pasur si Francen ishte të shërbente jo vetëm si model, por edhe për të vepruar si mbështetje financiare deri në falimentim pas karrierës së Rembrandtit.
Siç mund ta dëshmojë çdo artist, kostoja e jetës dhe punës është mjaft e lartë pavarësisht reputacionit të tij si një mjeshtër. Rembrandt u mbështet fuqishëm në këtë rrjet të ngushtë miqsh dhe familjesh për ta përkrahur atë.
Më vonë, Titus dhe Hendrickje Stoffels, kanë shitur veprat e tij duke mbrojtur trashëgiminë e tij. Përmbledhur brenda konstruksioneve të medias sociale moderne, vështirësitë që piktori kishte hasur në shekullin XVII bëhen më të krahasueshme me publikun dhe kjo do ta sjellë artistin tek një audiencë më e re dhe më e gjerë.
“Rrjeti social i Rembrandtit: Familja, miqtë dhe njohjet” është hapur në shtëpinë-muze të Rembrandtit në Amsterdam, më 1 shkurt dhe do të zgjasë deri më 19 maj 2019/ Deutsche Welle