MENU
klinika

Raporti i INSTAT

Rënie apo rritje? Numri i lindjeve dhe vdekjeve për vitin 2018

19.02.2019 - 13:47

Instituti i Statistikave ka publikuar disa të dhëna të tjera në lidhje me numrin e lindjeve gjatë 2018.

Sipas këtyre të dhënave në 2018 numri i lindjeve është ulur me 6.3%.

Gjithashtu vihet re se kanë lindur 28 934 foshnje.

Një vit më parë në total kanë vdekur 21 804 persona, pra 1.9% më pak se në 2017.

Shtesa natyrore e popullsisë:

-Në vitin 2018, ky tregues është 7130, pra në rënie me 17.4% në krahasim me një vit më parë.

Gjirokastër:

-Numri i vdekjeve në këtë qark kalon me 217 numrin e lindjeve bazuar në statistikat vjetore.

Numri i lindjeve:

-Në të gjitha qarqet ka pasur një rënie të numrit të lindjeve në krahasim me 2017-ën.
-Qarku i Korçës ka pësuar rënien më të madhe me 16.5%.
-Qarku i Fierit ka pësuar rënie me 12.6%
-Qarku i Vlorës ka pësuar rënie me 12.5%
-Qarku i Beratit ka pësuar rënie me 10.%

Numri i vdekjeve:

-Qarku i Durrësit, numri i vdekjeve është rritur me 6.1%
-Qarku i Vlorës, numri i vdekjeve është rritur me 2.4%
-Në të gjitha qarqet e tjera numri i vdekjeve ka pësuar rënie për 2018.