MENU
klinika

Video

Rikthehet bora në Korçë, ‘marrin jetë’ sportet dimërore

12.02.2019 - 18:09

Ndonëse temperaturat kishin pësuar një rritje të lehtë, në disa zona të territorit të Shqipërisë janë rikthyer sërish reshjet e shiut dhe borës.

Gjatë natës, teksa zbardhte 12-Shkurti, ka patur reshje bore kryesisht në rajonin jugor, përkatësisht në Korçë dhe atë verilindor.

Teksa herën e parë bora në Korçë e veshi atë me petkun e turizmit, kësaj radhe, duke qenë se bie në prag të 14-Shkurtit, duket se do të zbardhë vendin për të ngjizur atmosferën e festës së Shën Valentinit.

Ndërkohë, kujtojmë se kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, rikandidimi i të cilit për këtë post tashmë është konfirmuar nga kryeministri Rama, ka premtuar dhe shndërrimin e disa zonave të Korçës në pista për zhvillimin e sporteve dimërore.