MENU
klinika

Detajet

Rimbursimi i TVSH-së/ Çurri: Për 6 muaj, i japim zgjidhje

13.02.2019 - 17:02

Dy nga shqetësimet kryesore të ngritura nga bizneset amerikane në vendin tonë, janë vonesat në rimbursimin e TVSH-së dhe informaliteti i lartë në disa sektorë, ku tatim paguesit nuk lëshojnë fatura dhe krijojnë konkurrencë të pandershme në treg.

Administrata tatimore ka pranuar vonesat në rimbursim deri në 6 muaj, me premtimin se kjo problematikë ka hyrë në rrugën e zgjidhjes dhe se për vitin 2019 janë parashikuar 19 miliardë lekë për të shlyer bizneset.

Anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë kanë sugjeruar aplikimin e një skeme të re për rimbursim, që nuk do të krijonte akumulime dhe vonesa të tilla për biznesin.

Anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të administratës tatimore ku kanë bërë prezente të gjitha problematikat me të cilat përballen në punën e tyre.