Menu

Që dita juaj të jetë produktive

Ritualet e mëngjesit që duhet t’i aplikoni patjetër

10.02.2019 - 09:40

Dita e mirë shihet që në mëngjes!

Mëngjesi ka disa rituale në pamje të parë të vështira, por nëse ndiqen rregullisht, rezultatet mund të jenë mahnitëse, në shëndetin tuaj si dhe në zhvillimin e ditës.

4 prej tyre po i rendisim më poshtë:

1- Zgjohuni herët

zgjimi heret-konica.al
zgjimi heret-konica.al

Hulumtimet e kryera te njerëzit e suksesshëm tregojnë se 90 për qind prej tyre zgjohen para orës 6:00.

Kjo mund të tingëllojë si gjë e tmerrshme, por sa më herët të flini në mbrëmje, aq më herët zgjoheni në mëngjes. Produktiviteti varet nga ajo se sa herët zgjoheni.

2-Fillojeni ditën duke ushtruar

mengjes duke u ushtruar-konica.al
mengjes duke u ushtruar-konica.al

Mëngjesi është koha ideale për të ushtruar. Motivimi juaj le të jenë individët e suksesshëm, si Mark Zuckerberg-u apo Barack Obama, të cilët asnjëherë nuk i shmangin ushtrimet e mëngjesit.

Nëse njerëzit e tillë gjejnë kohë për ushtrime fizike, kjo do të thotë se ato janë shumë të rëndësishme.

3- Ushqehuni mirë

te ushqyerit mire-konica.al
te ushqyerit mire-konica.al

Harroni kornfleksat dhe përgatitjani vetes diçka të mbushur me proteina. Sado të zënë që të jeni, gjithmonë hani mëngjes, sepse ju jep energjinë e nevojshme për ta filluar ditën.

4- Caktoni prioritetet ditore

mengjesi-konica.al
mengjesi-konica.al

Orët e qeta të mëngjesit janë periudha ideale për t’u përqendruar në projektet e rëndësishme pa ju penguar dikush.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Planifikojeni ditën tuaj

5 mënyrat si ta nisni ditën me motivim!