MENU
klinika

CR7 nuk ndalet

Ronaldo 34 vjeç, por theu rekordin historik

11.02.2019 - 11:20

Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer edhe njëherë tjetër, duke shënuar një gol në në fitoren 3-0 të Juventusit në transfertë ndaj Sassuolos dhe ka thyer edhe një rekord historik.

Ai është bërë lojtari i parë që shënon në 9 ndeshje me radhë jashtë shtëpisë. Juventus është inspiruar nga paraqitja fantastike e Cristiano Ronaldos për të marrë fitore pas barazimit shokues 3-3 me Parma-n.

CR7 u përfshi te goli i parë, shënoi personalisht atë të dytë, teksa asistoi për golin e tretë. Edhe pse 34-vjeçar, CR7 vazhdon të thyejë rekorde.

Me golin që shënoi ndaj Sassuolos, ai u bë futbollisti i parë në hsitori të Serie A që shënon 9 ndeshje të njëpasnjëshme jashtë shtëpisë. Ndaj Sassuolos, CR7 shënoi golin e 20 në 31 paraqitje për Juventusin deri më tani këtë sezon.

Ndërsa në Serie A ka shënuar 18 gola, më shumë se të tjerët, duke udhëhequr listën e golashënuesve më të mirë për sezonin aktual.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN