MENU
klinika

Moto GP

Rossi kritika Yamahas: Po bëjmë hapa pas

25.02.2019 - 17:57

Valentino Rossi është renditur gjithnjë në mes në testet që po kryen kohët e fundit me motorin Yamaha, madje sot u klasifikua në vendin e 19-të.

Këto teste po bëhen të vështira, pasi vuajta shumë në pistë, sidomos me gomën e pasme. Po përpiqemi nga dita në ditë të gjejmë koordinimin e duhur të pjesëve, por në vend që të përmirësohemi, po humbasim terren”, – tha Rossi.

Jam gjithnjë i avashtë në pistë, ndaj nuk jam aspak i kënaqur. Këto dy ditë që na kanë mbetur do të provojmë rrugë të tjera për të dalë nga kriza, por duket e vështirë. Shpresoj që gjërat të ndryshojnë sadopak ditët në vijim”, – u shpreh më tej Valentino Rossi.

valentino rossi yamaha

Më mirë po paraqitet shoku i tij i skuadrës Maverick Vinales  që sot u rendit i dyti, duke qenë 1 sekondë më i shpejtë. Duket se spanjolli ka gjetur ritmin e duhur me Yamaha dhe arrin të marrë maksimumin nga motori japonez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN