MENU
klinika

Tarifa

Rriten tensionet Serbi-Kosovë, reagon OKB

06.02.2019 - 11:15

“Tensionet midis Beogradit dhe Prishtinës vazhdojnë të rriten dhe të kenë ndikim negativ në procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve”, kështu është shprehur sekretar i Përgjitshëm i OKB, Antonio Guterres.

Ai ka shprehur shqetësim në lidhje me tensionet në rritje mes Beogradit dhe Prishtinës, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës.

Gueterres theksoi se i gjithë ky tensionim situate ndodhi për shkak të vendimit të Prishtinës për të rritur taksën e importit 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja, vendim ky të cilin deri më tani Prishtina nuk ka pranuar ta pezullojë pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga SHBA-të dhe BE-ja.

Ai kërkoi nga liderët e të dyja vendeve “që të përdorin kokën e ftohtë në kërkim të progresit për dialogun”.

Raporti i ri i OKB-së mbi Kosovën i është dorëzuar ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit në një kohë kur ende nuk dihet nëse Kosova do të jetë në rendin e ditës së mbajtjes së sesionit të veçantë për Kosovën, për shkak të kundërshtisë që ka ardhur nga vendet perëndimore.

Çfarë pritet prej këtij takimi?

Mblidhen dy qeveritë shqiptare në një tryezë!

Trump, shenjë barazie mes gjenocidit serb dhe Kosovës

“Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për kaq shumë vite, unë iu thashë…”

Gati ”Spitali për COVID-19” me 500 shtretër në Prishtinë

Kosova përgatitet për çdo skenar