MENU
klinika

Raporti

Rritja ekonomike në Shqipëri, KE nuk ndryshon projeksionet

09.02.2019 - 15:43

Në raportin e fundit të Komisionit Europian për projeksionet e fundit ekonomike për vendet që synojnë të bëhen pjesë e unionit është marrë në analizë edhe Shqipëria për 3-mujorin e katërt të vitit 2018.

Për Shqipërinë raporti i KE-së, ka parashikuar një rritje ekonomike me 3.9% gjatë 2019 dhe 2020.

Raporti për punësimin:

-Sipas këtij raporti, tregu i punësimit ndoqi tendencën e zgjerimit ekonomnik.

Punësimi në sektorin shtetëror:

-Gjatë 3-mujorit të tretë të vitit të kaluar, rritja e punësimit mes moshës 15-64 vjeç ishte me 1.8% në rang vjetor.

Punësimi në sektorin privat:

-Sipas raportit punësimi në sektorin privat me përjashtim të bujqësisë është rritur me 7.5%.

Raporti për zhvillimet monetare:

-Sipas raportit të KE-së, Banka Qendrore vijoi blerjen e monedhave të huaja. Kjo sipas raportit është bërë për të parandaluar mbiçmimin e lekut përballë euros.

-Leku në 2018 u forcua me 7.36% përballë euros.

Inflacioni:

-Raporti i KE bën me dije se inflacioni gjatë 2020 do të shkojë brenda objektivit prej 3%.

Zhvillimet fiskale:

-Raporti i KE-së, ka përmendur miratimin e buxhetit 2019. Buxheti 2019, është i bazuar në performancën e 2018 dhe ka një deficit fiskal prej 1.9%.

-Reduktimi i borxhit publik është në 65.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.