MENU
klinika

Identiteti kombëtar shqiptar

Ruajtja e kulturës përmbledh artistë e të rinj

13.02.2019 - 11:03

Në nismat e shumta për ruajtjen e kulturës, traditës si dhe të gjitha vlerave që na identifikojnë neve shqiptarëve nga të tjerët vjen dhe performohet një aktivitet shumë domethënës i quajtur ‘’Ruaj traditën, festo shqip’’.

Ky koncert folklorik mbi për dy orë artistë të njohur të skenës dhe publikut shqiptar në skenën e Universitetit të Arteve në organizim me një grup studentësh.

Për dy orë me radhë u kënduan nën moton ‘’Ruaj traditën, festo shqip’’ në mënryë të mrekullueshme dy breza të ndryshëm po me një identifikim të njëjtë, identitetin e të qenit shqiptar.

Shqiptar në zakone, në vlera, në atë virtyt që na bashkon më mirë. E ku ka më mirë sesa me etnologjinë tonë të pasur të këngës. Këngë nga jugu deri në veri u kënduan në këtë koncert. Jo vetëm këngë por edhe valle që folën dhe gëzuan identitetin tonë.

Ndër artistët kryesore ishin Irini Qirjako, Irma Libohova, Liri Rasha, emra të njohur dhe të fasmshëm të skenës shqiptare.

 E rëndësishme është të flasim dhe gëzojmë, këndojmë shqip, kjo ishte dhe mototja e Liri Rashës, ndër të tjera ajo u shpreh se tradita jonë duhet ruajtur e pastër, burimore dhe deri në nivelet intitucionale të ndërgjegjësohen për këngën tonë shqipe.

Muzika e huaj ka filluar të ushtrojë presion ndaj muzikës shqipe. Kurse këngëtarja Irini Qirjako e ndien si obligim moral dhe shpirtëror që këtë bukuri dhe traditë shqip ta përcjellë për gjithë brezin e ri, ta mësojnë dhe të edukohet kjo kulturë e shkëlqyer e popullit tonë.

Ajo hodhi dhe idenë e mësimit të lahutës shqiptare, një identikit muzikor origjinal shqiptar që na ngre lart si komb. brezi i ri duhet ta ruaj këtë traditë antike.

Ky aktivitet përmblodhi shumë të rinj dhe profesionistë nën gëzimin e të mësuarit dhe të kultivuarin artin shqip.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit