MENU
klinika

'Vetëvrasja politike'

Ruçi: Anulojmë seancën plenare, protesta dëmtoi imazhin e Shqipërisë

20.02.2019 - 17:24

Pasditen e sotme kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi, mbajti një takim me mediat lidhur me seancën e nesërme në Kuvend, si dhe për anulimin e mandateve nga ana e deputetëve të opozitës.

Një njoftim tjetër, mjaft i rëndësishëm, siç edhe ishte paralajmëruar, mazhoranca ka vendosur të anulojë seancën plenare të planifikuar për ditën e enjte.

Ruçi tha se protesta e opozitës dhe dhuna e ushtruar dëmtuan rëndë imazhin e Shqipërisë.

Sipas tij të gjithë ata që nuk na e duan të mirën, kanë fërkuar duart me skenat e dhunës që sipas tij bënë xhiron e botës.

“Pamjet e dhunës bënë- kush nuk na e do të mirën si vend, fërkoi duart. Kush na mbështeti dhe na mbështet, padyshim që është ndier keq. Kush ka bërë plane për të ardhur në Shqipëri për pushime, është stepur”, tha Ruçi.

Ruçi ka shkuar më tej se skenari i djegies së mandateve është vetëvrasje politike.

“Djegia e mandateve dhe një opozitë që vetëvritet politikisht, por i bën dëm edhe vendit. Vendimi i opozitës është kamikazllëk që hedh në erë të zotët e punës, por dhe tërë politikën. Ultimatumet nuk janë demokratike, pushteti nuk merret në tavolinë”, tha ai.

“S’ka rëndësi numri i prokurorëve apo gjykatësve”

Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në Drejtësi, t’i drejtohet qytetarit

Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”