MENU
klinika

Opozita në protestë

Ruçi bën njoftimin e rëndësishëm: Një deputet i opozitës i shtohet PS-së

26.02.2019 - 17:53

Në nisje të seancës plenare kryeparlamentari Ruçi njoftoi se një tjetër deputet i është bashkuar grupit parlamentar të PS, ndërkohë që jashtë ambienteve të parlamentit opozita proteston.

“Iu njoftoj se deputeti Dritan Bici është bërë anëtar i grupit të PS-së”- u shpreh Ruçi.

Deputeti Bitri u rreshtua në radhët e PS pas largimit nga PDIU, duke mos pranuar djegien e mandatit. Ndër të tjera Ruçi tha se është njoftuar KQZ për dorëzimin e mandateve të deputetëve të opozitës.

“Në zbatim të kodit për dorëzimin e mandateve, njoftuam organin kompetent për të vijuar me procedurat e mëtejshme.’ tha Ruçi ndërsa çeli punimet e seancës.