Mbi 400 mijë euro do të kushtojë mbulimi humbjeve të energjisë në rrjet për Operatorin e Sistemit të Transmetimit vetëm për muajin mars.
Ky dikaster ka shpallur rezultatet e 2 prokurimeve të fundit, ndërsa çmimi mesatar i blerjes së energjisë është rreth 48 euro/MWh. Pjesa me e madhe e energjisë do të blihet nga kompania Danske Commodities Albania, ndërkohë që pjesa tjetër nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare.
Por, vlera që parashikohet të shpenzojë Operatori i Sistemit të Transmetimit për gjithë vitiN 2019 parashikohet të arrijë në 1.4 mld lekë apo 100 milion lekë më shumë në krahasim me 2017-ën.
Kjo pasi, humbjet e energjisë në rrejti kanë një tendencë në rritje nga viti 2015, ndërkohë që në 2018-ën ato u regjistruan në 2.46% të totalit të ë transmetuar.
OST e justifikon këtë rritje të humbjeve me rritjen e prodhimit të energjisë elektrike, si pasojë e kushteve të mira hidrike që kaloi vendi në 6-mujorin e parë të vitit 2018, çka solli edhe rritje të volumit të energjisë së injektuar në rrjet.
Për vitin 2018 në sistemin e transmetimit hynë 9876 GWh energji, apo rreth 23% më shumë në krahasim me një vit më parë, çka tejkaloi programin e hartuar nga OST mbi humbjet.