MENU

Detajet

Sa milionë euro humbje i shkaktoi taksa 100% Serbisë?

05.02.2019 - 12:16

Taksa 100% e vendosur nga Kosova, përkundrejt mallrave serbe dhe boshnjake daton që në 6 nëntor të 2018.

Nesër bëhen tre muaj që nga vendosja e kësaj takse dhe përgjatë kësaj periudhe dëmet financiare për Serbinë kanë arritur vlerën e 100 milionë eurove.

Lidhur me këtë taksë, ndërkombëtarët kanë rritur presionin e tyre ndaj kryeministrit kosovar për heqjen e tarifës ose pezullimin e saj.

Sipas ndërkombëtarë vendosja e kësaj tarifë ka bllokuar dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian po kërkojnë urgjentisht heqjen e taksës, kërkesë kjo që po pranohet edhe nga partneri i madh i koalicionit qeverisës (PDK), ndonëse drejtuesit e koalicionit fillimisht merrnin merita për vendosjen e taksës 100 për qind.